Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar –

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së dielës, persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë.

Në kallëzim, Endri Meksi pretendon se kanë qenë tre persona që kanë dalë nga mjeti dhe e kanë kërcënuar.

Pas kallëzimit të tij, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e kërcënimit.

 

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti tip Audi i bardhë është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

gijotina.com/