Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të hënën u mbajtën ndeshjet e radhës në Superiore. Partizani triumfoi 0-2 ndaj Dinamos në Air Albania.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve. Golin e parë për skuadrën e Partizanit e shënoi Martinez  e shënoi mbrojtësi Martinez, në minutën e 38-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur sfidën, mendoi mesfushori Doumbia, në minutën e 51-të.

Me nga një gol në secilën pjesë, Partizani i Oltijon Kërnajës i rrëmben Dinamos vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 42 pikëve ndërkohë që në krahun tjetër me 39 pikë, dinamovitët zbresin në vendin e 5-të.

Me këtë sukses, të kuqtë renditen në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa dinamovitët mbajnë vendin e pestë me 3 pikë më pak.

Në takimin tjetër, Egnatia mundi 4-2 Teutën, duke konsiliduar pozitat në vendin e 3-të. Këto ishin takimet përmbyllëse të javës së 27-të.

gijotina.com/

The post Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four” appeared first on GIJOTINA.