Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ish‑ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, duke theksuar jo vetëm urimin për 8 Marsin, por edhe realitetet sfiduese me të cilat përballen gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe në mbarë botën.
Në statusin e saj, Spiropali shkruan të plotë:
“Sot më 8 Mars, përveç urimit të natyrshëm e me gjithë për të gjitha gratë dhe vajzat, dua të kujtoj me respekt të thellë ato që nuk shpëtuan dot nga dhuna, ato që shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, ato që përballojnë të vetme rritjen e fëmijëve, ato që luftohen sepse guxojnë, ato që luftojnë kundër normalizimit të shtypjes, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën dhe ia dalin çdo ditë duke sfiduar pengesat, ato gra të guximshme dhe inteligjente të potencialit të pakufishëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme kudo ku janë, kudo ku punojnë, kudo ku vuajnë, kudo ku lexojnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë.
Si në shkrimet e shenjta: “Drita ndrin në errësirë, dhe errësira nuk e tejkalon dot dritën”.
Forca vajza! Gëzuar ”
Ky mesazh vjen si një përkujtesë e forcës dhe guximit të grave që përballojnë sfida të mëdha, por edhe si një thirrje për shoqërinë që të mos harrojë ata që përballen me dhunë, mungesë arsimimi dhe shtypje sociale.
Në një ditë ku festohen arritjet e grave, mesazhi i Spiropalit rikujton se rruga drejt barazisë gjinore kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm.