RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Operacioni është realizuar nga efektivët e RENEA-s, të cilët kanë ndërhyrë në terren në kuadër të një kontrolli të gjerë sigurie.

Sipas informacioneve paraprake, në aksion janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara.

RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren.

Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili ka kontrolluar zonën për të ndihmuar në koordinimin e veprimeve në terren.

Gjithashtu thuhet se janë duke u kryer kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, ndërkohë deri tani nuk ka asnjë informacion për të arrestuar.

 

The post RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë appeared first on GIJOTINA.