Kamioni përplaset me automjetin në aksin Shkodër-Koplik, 4 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, automjeti kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç, është përplasur me një automjet, me drejtues shtetasin K. H., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe shtetaset L. L., B. K. dhe L. T., pasagjere në automjet, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Kamioni përplaset me automjetin në aksin Shkodër-Koplik, 4 të lënduar appeared first on Lapsi.al.