Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri)

Personi që shikoni në foton e mësipërme është punonjësi i policisë, Rezart Kuci, i cili është arrestuar këtë të shtunë gjatë operacionit të SPAK në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve, Kuci akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Ai dyshohet se ishte pjesë e grupit të Ines Hajrullës.

Kuçi mban postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Operacioni i SPAK u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 7 urdhërarreste, ndërsa janë ushtruar dhe kontrolle në banesën e Ines Hajrullës. Ky i fundit bashkë me shokun e tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit pasi nuk ndodheshin në banesë. Deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.

 

The post Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) appeared first on GIJOTINA.