Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mbi 200 persona të vrarë në Liban

Konflikti në Iran është përshkallëzuar. Ministria e Shëndetësisë në Bejrut njoftoi se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Liban është dyfishuar brenda 24 orëve.

Sipas ministrisë së Libanit numri i viktimave ka shkuar në 217.

Ministria shtoi se 798 persona të tjerë janë plagosur. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin civilë.

Dhjetëra mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga kryeqyteti Bejrut ditët e fundit, pasi ushtria izraelite lëshoi ​​urdhra evakuimi.

The post Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mbi 200 persona të vrarë në Liban appeared first on Lapsi.al.