Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë u larguan nga kabineti. Ajo që ra më së shumti në sy ishte vota kundër të dy deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme.

Sipas votimit rezulton, se Jozefina Topalli dhe Sali Berisha kanë votuar kundër shkarkimit të saj. Pro nuk dihet se kush e ka shtypur butonin e Liderit të opozitës, pasi vetë ai ndodhej në foltore së bashku me demokratët e tjerë në momentin që është hedhur dekreti në votim.