“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhornacës.

Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.

“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.

Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.

“Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.

Seanca u ndërpre, ndërsa më pas Klevis Balliu dhe Balla janë përplasur me njëri-tjetrin në sallë.

gijotina.com/

The post “Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde appeared first on GIJOTINA.