Grabitet me armë zjarri një pikë këmbimi valutor brenda qendres tregtare në Tiranë –

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e ‘5 Majit’ është grabitur mëngjesin e kësaj të enjte.

Sipas informacioneve në media, një person ende i paidentifikuar ka mësyrë brenda pikës së këmbimit, e cila ndodhet në një qendër tregtare në këtë zonë dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa akoma nuk dihet shuma që ka marrë. Grabitësi, pasi ka marrë paratë, ka mundur të arratiset.