Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Presidenti Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që sjellin ndryshime në kabinetin qeveritar.

Vendimi përfshin shkarkimin e disa prej figurave kryesore të ekzekutivit dhe emërimin e ministrave të rinj në postet përkatëse.

Zyrtarisht Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, të Elisa Spiropalit nga Ministria e Jashtme, të Pirro Vengut nga Ministria e Mbrojtjes, të Albana Koçiut nga Ministria e Punëve të Brendshme, të Besfort Lamallarit nga Ministria e Drejtësisë dhe të Toni Gogut nga detyra si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë u dekretuan emërimet si më poshtë:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

The post Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet appeared first on GIJOTINA.