Një incident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku dy efektiv i forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi.
Paraprakisht ngjarja është shënuar në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë për të arrestuar autorin e dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes, personi i cili ishte në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga lartësia policin Gentian Meda, 40 vjeç, dhe kolegun e tij Bilal Gjapi.
Meda është nisur me helikopter në Tiranë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ndërkohë Gjapi raportohet se ka thyer këmbën.
Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë dhe është arratisur.
The post Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagosen dy efektivë të forcave “Shqiponja” (Emrat) appeared first on GIJOTINA.