Iranianët do t’i japin lamtumirën Ali Khameneit sot në Teheran

Iranianët do t’i japin lamtumirën Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei në një ceremoni që do të mbahet sot në orën 22:00 në Teheran , në vendin e lutjeve të Imam Khomeinit , njoftuan mediat shtetërore. Mediat e huaja shkruajnë se, ceremonia do të zgjasë tre ditë dhe procesioni i varrimit do të njoftohet sapo të përfundojë ceremonia.

Mësohet se, trupi i Liderit Suprem të vrarë Ali Khamenei do të varroset në qytetin Mashhad në Iranin verilindor pas një funerali. “Zyrtarët në selinë që organizojnë ceremoninë e madhe të lamtumirës për të po planifikojnë të mbajnë një përkujtimore publike në kryeqytet”, shkruhet në artikull.

The post Iranianët do t’i japin lamtumirën Ali Khameneit sot në Teheran appeared first on Lapsi.al.