Hetimet për shishet e verës të Ergys Agasit kalojnë në SPAK

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për hetimin lidhur me zhdukjen e verës në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, duke e kaluar çështjen për ndjekje në Prokurorinë e Posaçme.

Prokurori Bledar Valikaj ka vlerësuar se veprimet e dyshuara janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, çka e bën çështjen kompetencë të SPAK-ut. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim kushëriri i biznesmenit, Eno Agasi.

Moskompetenca është shpallur që prej javës së kaluar.

Çështja është regjistruar në SPAK dhe do të ndiqet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

The post Hetimet për shishet e verës të Ergys Agasit kalojnë në SPAK appeared first on Lapsi.al.