Protesta kombëtare e opozitës/ Lirohen nga qelia 4 protestuesit e arrestuar (Emrat)

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 4 protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës.

Ndaj të dyshuarve Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj.

Të arrestuarit akuzoheshin për disa vepra penale, mes tyre “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit”.

Sipas Policisë, gjatë protestës ata hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinës së njohur si Vila 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin shtetas të huaj brenda, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Si pasojë u shkaktuan dëmtime në këtë godinë, si dhe u dëmtuan 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë.

 

The post Protesta kombëtare e opozitës/ Lirohen nga qelia 4 protestuesit e arrestuar (Emrat) appeared first on GIJOTINA.