Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Pas përleshjes së protestuesve me policine dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës njofton se ka proceduar në total 24 persona.

Sipas njoftimit zyrtar të Stacioni i Policisë Velipojë janë arrestuar  Nardi Malaj 51 vjeç dhe  Tur Shullani, 45 vjeç.

banorët kundërshtuan ndërtimin e resortit “Blue Borgo”, nga botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj duke thyer makineri të kantierit,  përplasur me punonjës sigurie dhe lënë të plagosur një prej tyre. Të revoltuar, ata pretendojnë se Ulaj po u grabit pronat për të ndërtuar resortin e tij.

Të arrestuarit akuzohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Procedim në gjendje të lirë: 7 persona Për shtetasit: L. K., 32 vjeç (Ivanaj); A. N., 33 vjeç (Gomaiqe); D. N., 27 vjeç (Gomsiqe); N. M., 70 vjeç (Gomsiqe); Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë); Z. M., 33 vjeç (Rrjoll); P. M., 69 vjeç (Rrjoll). Akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim punonjësi shtetëror.

Shpallur në kërkim: 15 persona: A. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); A. M., 28 vjeç (Baks-Rrjoll); D. Sh., 20 vjeç (Pulaj); Gj. P., 60 vjeç (Torovicë); L. K., 39 vjeç (Torovicë); M. K., 32 vjeç (Torovicë); P. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll); S. K., 44 vjeç (Torovicë); N. K., 35 vjeç (Torovicë); P. K., 27 vjeç (Luarzë); A. Zh., 31 vjeç (Ishull Shëngjin); A. P., 46 vjeç (Torovicë); S. Sh., 52 vjeç (Pulaj); S. K., 19 vjeç (Torovicë); G. P., 55 vjeç (Baks-Rrjoll).

gijotina.com/

The post Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen appeared first on GIJOTINA.