Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji –

Sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës prej orësh 18:00. Kreu i PD mbërriti fillimisht në selinë blu, nga ku nisi marshimin drejt Kryeministrisë.

Berisha shoqërohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit.

1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme.

Në urën e drejtorisë së policisë është ndaluar qarkullimi për automjetet. Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e shkuara, tubimi pritet të jetë me trazira me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike.

gijotina.com/