Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit –

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit.

Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë të PD.

Protesta e sotme kombëtare nuk ka pasur fjalime, por është shoqëruar me thirrje me megafonë.

Partia Demokratike kërkon heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandalit të korrupsionit si edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestës kombëtarë i janë bashkuar qytetarët të shumtë nën thirrjet, “Rama ik”, “Edi “Rama në Burg”.

Me flamuj kombëtarë, të SHBA si edhe të Bashkimit Europian, është shoqëruar protesta e sotme e opozitës. Nën brohorima, protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Rama.

gijotina.com/