I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Blutë e qytetit kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet F.Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh.

Burimeve zyrtare nga Policia, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve, ndërsa 29-vjeçari dyshohet se ka përdorur automjetin si mjet për të goditur çiftin.

“Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.”, sqaron policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit P. Z., u gjetën dhe sekuestruan disa fishekë.

Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht  me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka patur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 13-vjeç, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: