“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri.

Burime nga mbledhja i thanë se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në disa ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes është zëvendësuar nga Ermal Nufi.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë.

Petrit Malaj, Ministria e Financave

Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Mirela Kumbaro, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Evis Sala, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Gonxhe, Ministria e Kultirës dhe Sportit

Andis Salla, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adea Pirdeni, Minisitre e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin

Ervin demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka, ministre e shtetit dhe kryenegociatorja BE

Ndryshimet në qeveri u bënë gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

gijotina.com/

The post “Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj appeared first on GIJOTINA.