Enea Karakuçi, i besuari i Belinda Ballukut tek Ministria e Energjisë

Enea Karakaçi do të jetë ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai e merr këtë detyrë të re pasi ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 dhe pas një karriere si i besuar i Ballukut.

Deri vitin 2012 ai rezulton të ketë qenë jurist në Entin Rregullator të Energjisë. Në vitin 2013 Karakaçi është transferuar në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku fillimisht mbajti postin e specialistit e më pas u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri. Në kohët e fundit ai ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE.

Më pas, ai ishte pjesë e Bordit të Transparencës, që caktonte çmimet e naftës dhe karburanteve të tjera dhe që u ngrit pas krizës së cmimeve të karburanteve pas luftës në Ukrainë.

The post Enea Karakuçi, i besuari i Belinda Ballukut tek Ministria e Energjisë appeared first on Lapsi.al.