Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të lindjes.

Në këtë ditë speciale për të nuk ka si të mungojë një urim nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale FSHF i uron gëzuar ditëlindjen dhe të bëhet edhe 100 vjeç.

Siç dihet Manaj është një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares shqiptare, i cili do të jetë i tillë edhe në grumullimin e radhës nga Sylvinho, ku siç dihet Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë n transfertë, takim i vlefshëm për “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.

Ndërsa aktualisht Manaj është pjesë e Sivasspor në Turqi. Në 4 ndeshje ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.

 

The post Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen appeared first on GIJOTINA.