Protestë më 28 Shkurt, Berisha:, dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë –

Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare në 28 shkurt, që siç shprehet Sali Berisha do të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Sipas Berishës, kjo do të jetë një nga kryengritjet paqësorë më të fuqishme që ka njohur vendi, duke shtuar se “nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë”.

Ai deklaroi se kryengritja do të kalojë në fazën e diversifikimit të aksioneve.

“Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja.

Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë.

Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë.

Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës.

Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën.

Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar.

Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.

E shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët,’ tha Berisha.