Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Edhe pse kryeministri Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK pasi Balluku është tashmë e pezulluar dhe mund të hetohet lehtësisht, socialistët ndryshuan kurs.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian në një përgjigje per mediat, i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.

gijotina.com/

The post Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin appeared first on GIJOTINA.