I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Autoritetet njoftuan se personi u pa pranë portës veriore, dyshohet me një pushkë gjahu dhe një shishe karburanti.

Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me të riun, i cili ishte rreth të 20-ave, dhe gjatë përplasjes u qëlluan me armë zjarri.

Siguria e ka urdhëruar t’i lëshonte, e më pas ai ka hedhur shishen dhe ka ngritur pushkën në pozicion qitjeje.

Në atë pikë, agjentët e qëlluan me armë për të “neutralizuar kërcënimin”.

Zëdhënësi i FBI-së, Brett Skiles, tha se zona ku ndodhën të shtënat ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe se FBI-ja po mbledh prova.

Asnjë nga personat e mbrojtur të Shërbimit Sekret nuk ishte i pranishëm në vend në atë kohë.

gijotina.com/

The post I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje appeared first on GIJOTINA.