Bllokohet totalisht aksi Librazhd – Përrenjas/ Në urë s’lejohen as këmbësorët

Situata në segmentin rrugor Librazhd – Përrenjas në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është përkeqësuar. Rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë. Kjo ka rritur rrezikun për automjetet dhe qarkullimin e qytetarëve.

Autoritetet kanë ndaluar plotësisht qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve të emergjencës si zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, por rreziku i shembjes është aktiv. Kjo i ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën. /LAPSI.al

The post Bllokohet totalisht aksi Librazhd – Përrenjas/ Në urë s’lejohen as këmbësorët appeared first on Lapsi.al.