Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit në sheshin para Kryeministrisë kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë duke përsëritur skenarin e dy protestave të fundit kombëtare.

Policia është përgjigjur menjëherë duke mobilizuar topin e ujit dhe forcat e policisë që janë vendosur përreth godinës së Kryeministrisë. Po ashtu drejt protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës/

Sakaq, policia ka bërë edhe thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e protestuesve, të cilët janë larguar nga ambientet para godinës së kreut të qeverisë.

gijotina.com/

The post Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës appeared first on GIJOTINA.