“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputeti Klevis Balliu janë përplasur me forca të policisë.

Përplasja ka ardhur pasi deputetë të PD akuzojnë policisë se janë shpërndarë dhe po arrestojnë protestuesit.

“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore që del nga selia e PD arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi, civilë që Kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, tha Bardhi.

Një moment i tensionuar është regjistruar në përfundim të protestës kombëtare të PD ditën e sotme.

Në pamjet e publikuara shfaqen tre deputetët e PD, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Xhelal Mziu të cilët përplasen me dy persona që besohet se janë efektivë civilë.

Këta të fundit shkëmbejnë edhe ofendime përveç shtyrjeve fizike me deputetët e PD, të cilët u kërkojnë atyre të largohen.

gijotina.com/

The post “Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë appeared first on GIJOTINA.