Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për renditjen dhe moralin. Egnatia ka mposhtur 1-0 një rival direkt për “Final 4” siç është Dinamo.
Një fitore minimale, që erdhi vetëm në minutat shtesë pas një ndeshjeje shumë të luftuar mes dy skuadrave. Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme për të shmangur humbjen. Vendasit i shkuan më pranë golit, pasi dominuan në lojë, dhe ato pak raste të krijuara i shpërblyen vetëm në fund.
Ndërkohë, Dinamo është e zhytur në një krizë të thellë. Kryeqytetasit rrezikojnë seriozisht të humbasin vendin që kanë aktualisht në katërshen e parë.
The post Egnatia godet në shtesë: VAR i heq Dinamos penalltinë, Dajsinanit nuk i jep karton appeared first on Lapsi.al.