Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington la të kuptohet se e konsideron veten faktor kyç në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar sërish ndërmjetësim nëse situata tensionohet.

“Unë e arrita këtë.” Kështu u shpreh ai teksa foli për Kosovën dhe Serbinë.

Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke thënë:

“Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë.”

Në momentin që u përmend, Osmani reagoi duke u ngritur në këmbë dhe konfirmoi me shenjën e gishtit të madh.

Presidenti amerikan Donald Trump kur mbërriti në takimin e Bordit të Paqes. Trump shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.

gijotina.com/

The post Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon! appeared first on GIJOTINA.