Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Ëashington, D.C.

Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, duke theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar për promovimin e paqes dhe stabilitetit.

Sikurse duket në fotot e shkrepura pas takimit, kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit, u përshëndet me presidentin e SHBA Donald Trump, ndërsa bisedës së tyre iu bashkua edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Nga video nuk u arrit të kuptohej se çfarë bisede u shkëmbye mes tyre.

gijotina.com/

 

The post Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani appeared first on GIJOTINA.