Mandati i Ballukut!? E ngarkuara e Ambasadës së SHBA në Tiranë “zbarkon” në zyrën e Peleshit –

E ngarkuara e SHBA në Tiranë këtë martë ka shkuar në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë për një takim informal me Kryetarit e Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi.

Ende nuk dihen arsyet e takimit mes dy përfaqësuesve.

Takimi i Van Horn vjen një ditë pas takimit të Grupit Parlamentar të PS-së ku është propozuar dhe ndryshimi ligjor në Nenin 242.

Ndërkohë që pak ditë më vonë do të mblidhet edhe Komisioni i Mandateve të Parlamentit për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e saj.