Zëri i shpresës në errësirë: çfarë na mëson sot Ana Franku dhe ditari i saj

Ka libra që lexohen, dhe ka libra që jetohen. Ditari i Anna Frankut i përket kategorisë së dytë. Nuk është thjesht një dëshmi historike mbi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore, por një dritare e hapur drejt botës së brendshme të një vajze që, mes frikës, izolimit dhe pasigurisë, vazhdoi të besonte te jeta, te njerëzit dhe te e ardhmja.