Rama: 3 herë më ka paraqitur dorëheqjen Balluku, se kam pranuar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për herë të parë se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ka paraqitur 3 herë dorëheqjen. Ai tha në një mbledhje të PS-së, se Balluku kishte paraqitur dorëheqjen sapo ndaj saj u ngrit akuza dhe dy herët e tjera kur u dha pezullimi dhe mosvendimi i GJK-së.

Rama deklaroi hapur se nuk i ka pranuar dorëheqjet e saj, ndërsa shtoi se do ta pranojë vetëm kur të jepet verdikti i hetimeve.

Rama: “Ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet.

The post Rama: 3 herë më ka paraqitur dorëheqjen Balluku, se kam pranuar appeared first on Lapsi.al.