“Ishte qeveria!” – Cardi B bën shaka pas rrëzimit në koncert

Reperja amerikane Cardi B pësoi një rrëzim të papritur gjatë koncertit të saj në Las Vegas, pjesë e turneut “Little Miss Drama”.

Në një video të filmuar nga një fans, 33-vjeçarja shihet teksa bie nga një karrige në momentin që po performonte vargjet e saj në këngën Thotiana të Blueface. Megjithatë, ajo nuk e ndërpreu performancën – përkundrazi, vazhdoi të këndonte e shtrirë në skenë.

Fituesja e Grammy-t e kaloi situatën me batuta, duke i thënë publikut me shaka: “Ishte qeveria!” Më pas ajo kaloi menjëherë në këngën tjetër, “Pretty & Petty”.

Cardi B jokes after falling at her ‘Little Miss Drama’ show:

“That was the government!” pic.twitter.com/yYmQDPG4BZ

— Pop Crave (@PopCrave) February 14, 2026

Humorin e vazhdoi edhe në Instagram Stories, ku përsëriti me të qeshur se “qeveria ishte pas saj”, ndërsa në platformën X ironizoi videon që po qarkullonte online duke thënë: “A mund t’i vendosë dikush një community note? Kjo video është qartazi AI.”

Pas koncertit, Cardi dhe ekipi i saj festuan me një afterparty. Në orët e para të mëngjesit, reperja ndau me ndjekësit se po provonte një “recetë” për gjumë më të mirë me ashwagandha, magnez dhe melatoninë, pasi – sipas saj – ende nuk është mësuar me lëkundjet e autobusit të turneut.

Në fund, ajo tregoi edhe disa mavijosje në këmbë, që duket se ishin pasojë e rrëzimit në skenë, duke bërë sërish shaka: “Po punoj fort për ju!”

 

The post “Ishte qeveria!” – Cardi B bën shaka pas rrëzimit në koncert appeared first on Lapsi.al.