Vora i heq fitoren Egnatias në fund, merr pikë vendimtare për mbijetesën

Sfida e javës së 24-të në Superiore mes Egnatias dhe Vorës përfundoi me një rezultat befasues 1-1, duke tronditur kampionët në transfertë.

Egnatia kaloi e para në avantazh që në minutën e 18-të. Fernando shënoi nga penalltia pas vendimit të gjyqtarit Koçi, i cili përdori VAR për të konfirmuar situatën.

Megjithatë, reagimi i Vorës nuk vonoi. Në minutën e 86-të, Kasalla barazoi shifrat duke siguruar një pikë të çmuar në përpjekjen për mbijetesë.

Pas këtij rezultati, Egnatia mbetet 2 pikë pas Vllaznisë, që do të ndeshet nesër me Elbasanin. Ndërkohë, Vora qëndron në vendin e shtatë, 5 pikë larg Tiranës, që do të luajë nesër derbin kundër Partizanit.

The post Vora i heq fitoren Egnatias në fund, merr pikë vendimtare për mbijetesën appeared first on Lapsi.al.