U arrestuann në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës më 10 shkurt në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Prokuroria kishte kërkuar masa më të rrepta: dy persona me burg, tre në shtëpi dhe detyrim paraqitje për të tjerët.
Ata dyshoheshin për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si edhe të përfshirë në veprimet për dëmtimin e pronës shtetërore dhe hedhjen e molotovëve në drejtim të punonjësve të policisë apo edhe të institucioneve shtetërore.
7 të miturit e arrestuar nga policia pas protestës, u lanë një ditë më parë në masën detyrim paraqitje nga gjyqtari Dritan Jahjolli.
Ndërkohë sot kanë dalë para gjykatës shtetasit:

Kreshnik Çeço

Klodian Bajrami

Leonid Tusha

Klejdi Subashi

Suzana Dimushi

Ramazan Nuhu

Florian Nuhu

Andrea Kulla

Fabiol Ahmeti

Geraldo Demiraj

Danjel Kulla

Artur Kadria

Arbri Ujkaj

 

The post U arrestuann në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit appeared first on GIJOTINA.