Një automjet është përmbysur pak minuta më parë në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit në anë të rrugës. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohen viktima.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
The post Makina del nga rruga dhe përmbyset pranë urës së Bushtricës appeared first on GIJOTINA.