Tentohet të grabitet me armë zjarri një bankë në Tiranë, detajet e para

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë.  Mesohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, në bankën “Fibank”.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Një prej autorët e ngjarjes ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Por autori mësohet se nuk ka arritur dot të marre lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

The post Tentohet të grabitet me armë zjarri një bankë në Tiranë, detajet e para appeared first on GIJOTINA.