Ilet, i njohur në rrjetet sociale si The United Strand, u bë viral pasi u betua se nuk do t’i priste flokët derisa Manchester United të fitonte pesë ndeshje radhazi. Ai e bëri këtë premtim që në tetor 2024, kur Erik ten Hag ishte ende në krye të “Djajve të Kuq”, dhe flokët e tij kanë vazhduar të rriten teksa Man United u lëkund në fundin e periudhës së Ten Hag dhe gjatë gjithë kohës së pafat të Ruben Amorim në krye në Old Trafford.
Dukej sikur Ilet nuk do të shihte më kurrë berber, por emërimi i Michael Carrick muajin e kaluar solli ditë më të ndritura, pasi ish-mesfushori i Man United e udhëhoqi ekipin drejt katër fitoreve radhazi përpara vizitës së së martës në London Stadium për t’u përballur me West Ham United. Gjithçka që i duhej Ilet ishte që “Djajtë e Kuq” të mposhtnin “Çekanët” e rrezikuar nga rënia nga kategoria dhe ai më në fund do të mund të shkurtonte flokët e tij të pakontrollueshëm.
Lexo më tej: Man United, ndaj Tottenham është suksesi i 4-t radhazi: Ilet një fitore larg qethjes
Megjithatë, West Ham u tregua një kundërshtar shumë më i vështirë nga sa pritej, dhe më e mira që Man United arriti ishte një barazim 1-1 falë golit të vonë të barazimit nga Benjamin Sesko.
The moment West Ham scored pic.twitter.com/adT9Su8y4m
— 433 (@433) February 10, 2026
The United Strand and his friends celebrating Casemiro’s goal that was eventually disallowed by VAR pic.twitter.com/CARQPCDTEi
— george (@StokeyyG2) February 10, 2026
The post ‘Sot nuk priten flokë!’: rrjetet sociale tallen, United barazon Ilet mbetet pa qethur appeared first on Lapsi.al.