“U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu, pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

“Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin.

Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga katër anët. 20 shkurt është dita jonë”, u shpreh Berisha.

Berisha njoftoi se po niset me urgjencë drejt spitalit për të vizituar deputetin, ndërsa po mblidhen të dhënat për të lënduarit nga incidenti.

Prononcimi

Sali Berisha: Do shkoj në spital sepse deputeti është në gjendje jo të mirë, Blendi Nallbati dhe siç e keni parë, në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Pa asnjë shkak, banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.

Gazetarët: Keni të dhëna sa protestues janë të lënduar deri tani?

 

Sali Berisha: Tani po marrim të dhënat, po i mbledhim të dhënat. Tani po mbledhim të dhënat, por po shkoj njëherë sepse po shkoj në urgjencë.

 

gijotina.com/

The post “U goditën protestues dhe deputetë”/ Berisha paralajmëron protestë më 20 shkurt: Mos na provokoni appeared first on GIJOTINA.