Protesta në Durrës, qytetarët përplasen me policinë

Policia po shoqëron me forcë banorët të cilët po protestojnë para bashkisë kundër shembjes së banesave të tyre në kuadër të projektit TID.

Banorët të cilët kanë që në mëngjes që protestojnë për pronën e tyre janë përballur përveç dhunës së policsë bashkiake edhe të policisë së shtetit.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar 6 banorë.

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur ditën e sotme me protesta për projektin TID i cili do të cënojë banesat e 74 familjeve durrsake.

Qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë ku kërkonin shpjegime për situatën, pasi ata ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, ata ndaluan edhe kreun e IMT-së të Bashkisë së Durrësit, të cilit i kërkuan po ashtu shpjegime për situatën.

Në vazhdim të protestës ka patur edhe tension si dhe ndërhyrje nga forcat policore pasi banorët protestues bllokuan rrugën si reagim për cenimin e të drejtave dhe banesave të tyre nga projektet.

Pasi nuk janë lejuar të futën në bashki, banorët protestues kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës.

Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë janë shoqëruar 3 protestues, ndërsa banorët e tjerë kanë tentuar t’i nxjerrin ata nga furgoni i policisë.

The post Protesta në Durrës, qytetarët përplasen me policinë appeared first on Lapsi.al.