PAMJE TË RËNDA/ Policia tërheq zvarrë protestuesin e opozitës

Janë publikuar pamjet se si efektivë civilë të policisë kanë tërhequr zvarrë një qytetar i cili kishte dalë për të protestuar pasditen e sotme në Tiranë. Ai tërhiqet forcërisht dhe shoqërohet dhunshëm i kapur prej rrobave.

Në video shihet qartë se qytetari tërhiqet zvarrë nga efektivët e policisë, kapet prej flokësh apo ngrihet në ajër prej këmbe. Efektivët janë pa uniformë apo shenja dalluese të policisë së shtetit. 

Ky nuk është rasti i vetëm që qytetarët shoqërohen nën ushtrimin e dhunës nga ana e policisë, pasi kanë dalë për të protestuar. ©LAPSI.al

The post PAMJE TË RËNDA/ Policia tërheq zvarrë protestuesin e opozitës appeared first on Lapsi.al.