Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve me prezencën e Presidentit Trump: Besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet prej disa ditësh në Washington DC.

Ditën e sotme Spiropali mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të Lutjeve, një ngjarje me prezencën e Presidentit Trump, si dhe udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Spiropali theksoi rëndësinë e këtij momenti: “Moment solemn që na kujton se besimi është themeli i forcës së shoqërisë njerëzore.”