Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa tjetër është histori. Në këtë segment kohor, “Demat e Kuq” e kanë fituar 17 herë titullin kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, sikurse 3 Superkupa vendase.
Historiku i tyre pwrmban edhe një Kupë Ballkanike. Me rastin e kësaj dite të shënuar, klubi kryeqytetas ka bërë një postim demostrativ, nga trofetë e fituar te rëndësia e tyre në futbollin shqiptar e deri mbështetja masive e tifozëve.
Nëse i referohemi sezonin aktual, emri i madh i Partizanit nuk ka shumë “lidhje” me paraqitjet e deritanishme, vendi i 5-të në Superiore me 27 pikë në 22 javë, 15 pikë pas Vllaznisë kryesuese dhe 7 më pak se Dinamo e vendit të 4-të, pozitë që të jep mundësin të luash për titullin përmes “Final 4”.
The post Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij appeared first on GIJOTINA.