Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video)

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist absolut ishte sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi.

24-vjeçari shënoi gol të jashtëzakonshëm në minuten e 69-të, duke i lënë të shtangur të gjithë. 11 minuta më vonë, Muçi kontriboi me asist te goli i Nwakaeme.

Në segmentin e 20 ndeshjeve me Trabzonspor këtë sezon (Superliga turke dhe Kupë), Ernest Muçi grumbullonë 11 gola dhe 2 asiste, forma më e mirë në karrierë.

Forma e tij e lartë e bën edhe më të diskutueshme mungesën në Kombëtaren shqiptare. Trajneri Silvinjo ka zgjedhur të mos e grumbullojë në ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vitit 2025 Muçi ka marrë minuta vetëm si zëvendësues ndaj Letonisë. Megjithatë, paraqitjet e tij në Turqi flasin qartë dhe dërgojnë një mesazh të fortë drejt stolit kuqezi.

The post Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) appeared first on GIJOTINA.