Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Bëhet me dije, se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

gijotina.com/