Shembja në Librazhd bllokon amabulancën, pacientja kalohet në lumë me barelë

Qarkullimi i makinave në rrugën Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë, që zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

The post Shembja në Librazhd bllokon amabulancën, pacientja kalohet në lumë me barelë appeared first on Lapsi.al.