Pse CR7 ecën me vështirësi, por 41 vjeçari vazhdon të luajë sikur të mos ketë asgjë

Cristiano Ronaldo shënoi në ndeshjen mes Al Kholood dhe Al Nassr, duke arritur kuotën e 961 golave në karrierë: i 1000-ti është gjithnjë e më pranë. Ky është objektivi ambicioz i kampionit portugez, i cili në Arabinë Saudite po përjeton një lloj rinie të dytë, duke shënuar me ritëm të lartë dhe duke ndjekur pikërisht shifrën me katër numra në realizime. Por kjo garë e shfrenuar drejt rekordit të rekordeve ndoshta po i kushton paksa shumë CR7 në aspektin fizik.

Por pse? Këto orë janë bërë virale pamjet e Cristiano Ronaldos duke zbritur nga autobusi i Al Nassr dukshëm i dhimbshëm. Duket sikur çalon dukshëm, lëviz me vështirësi, dhe shumë tifozë janë pyetur se çfarë po ndodh me të. Bëhet fjalë për një tendinit të veçantë që për Ronaldon është kthyer në kronik që prej vitit 2014. Thuhet se lojtari aplikon shpesh akull para ndeshjes dhe më pas zbret në fushë për të luajtur. Një problem që e ka zanafillën pikërisht 12 vite më parë, pak para Botërorit 2014.

وصول الأسطورة #رونالدو ملعب المباراة #النصر_الخلود #SPL#دوري_روشن_السعودي
#النصر #AlNassr pic.twitter.com/mq0bKWF6CY

— رتيبان الدوسري | RTIBAN (@Rtiban1) January 30, 2026

Historia e dëmtimit “të fshehtë”

Gjithçka do të kishte nisur në qershor 2014, pak para Botërorit në Brazil, kur stafi mjekësor i Portugalisë konfirmoi diagnozën: tendinozë patelare në gjurin e majtë. Kjo është dukshëm ndryshe nga tendiniti, që është një inflamacion akut. Tendinoza është një gjendje degjenerative kronike e indit të tendinit, i cili pëson mikro-çarje dhe humbje të kolagjenit për shkak të mbingarkesës ekstreme. E gjitha lidhet me vite stërvitjesh obsesive, kërcimesh vertikale që e kanë vënë tendinin nën presion të jashtëzakonshëm, duke e konsumuar artikulacionin.

Të gjithë i këshilluan Cristiano Ronaldos të ndalej për të shmangur përkeqësimin, por sulmuesi vendosi të vazhdonte rrugën e tij për të mos e lënë vetëm Portugalinë, e cila dy vite më vonë do të fitonte Europianin. Që nga ai moment, sipas disa vëzhguesve, stili i lojës së Ronaldos ka ndryshuar. Nga një sulmues krahu i aftë për driblime të çmendura dhe gola spektakolarë, në një sulmues qendre po aq vendimtar, por me një elasticitet më të kufizuar në kalimin e kundërshtarëve. Kjo e thekson edhe më shumë klasën e portugezit, i cili pavarësisht kësaj ka vazhduar të shënojë gola duke magjepsur botën, i gatshëm të shkruajë me 1000 golat një tjetër kapitull madhështor të karrierës së tij gjigante.

The post Pse CR7 ecën me vështirësi, por 41 vjeçari vazhdon të luajë sikur të mos ketë asgjë appeared first on Lapsi.al.