LAJM I FUNDIT/ Hapet pas 7 orësh njëri kah i aksit Librazhd – Përrenjas

Është zhbllokuar pas 7 orësh njëri kah në segmentin Librazhd – Përrenjas. Autoritetet që ndodhen në vendin e ngjarjes kanë nisur të lejojnë makinat e para të kalojnë.

Megjithatë autoritetet rrugore apelojnë për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe paralajmërimeve në zonën ku kryhen punime për hapjen e plotë të rrugës.

Në pamjet e publikuara nga mediat shihen qindra automjete, të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Fadromat vijojnë punën për heqjen e masivit të gurëve e dherave që kanë rënë në rrugë. Polica njoftoi më herët se drejtuesit e automjeteve mund të përdorin edhe itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan. /LAPSi.al

The post LAJM I FUNDIT/ Hapet pas 7 orësh njëri kah i aksit Librazhd – Përrenjas appeared first on Lapsi.al.